Edhe këtë vit organizohet turneu tradicional ndërkombëtar i boksit “Pavarësia”

Boksi

Edhe këtë vit organizohet turneu tradicional ndërkombëtar i boksit “Pavarësia”

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:08
Turneu tradicional ndërkombëtar “Pavarësia” do të zhvillohet më datën 12 shkurt

Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) do ta organizojë edhe këtë vit turneun tradicional ndërkombëtar “Pavarësia”.

FboxK bënë të ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij turneu, i cili është i 15-ti me radhë.

Turneu tradicional ndërkombëtar “Pavarësia” do të zhvillohet më datën 12 shkurt, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrës do të jenë boksierë nga Zvicra, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Duelet mes boksierëve fillojnë nga ora 12:00.

Gjyqtarë do të jenë Agim Shala, Agim Tahiraj, Marigona Beadini, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri dhe Luan Krasniqi, kurse delegat do të jetë Sylejman Voca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat