Berisha ka synime të mëdha 

Boksi

Berisha ka synime të mëdha 

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 16:35
Adrian Berisha

Boksieri Adrian Berisha ka synime të mëdha.

Berisha po përgatitet për sfidat që e presin gjatë këtij viti, me synime që të arrijë sa më lart në boksin profesionist. 

Ky boksier, deri me tash ka regjistruar tre fitore dhe nuk ka pësuar asnjë humbje. 

Ecuri e mirë për fillim, me pretendime se do vazhdojë kësisoj edhe në meçet e radhës.

I lindur dhe rritur në kryeqytetin austriak, Vjenë, është një boksier premtues.

Sfida e radhës e tij është me 24 mars në Vjenë. 

Për këtë po përgatitet maksimalisht, me të vetmin qëllim që të shënojë fitore dhe t’i bëj krenar kudo që janë shqiptarët. 

Synimet si çdo boksier, edhe Berisha i ka që një ditë të luftojë për tituj evropian e botëror. 

Berisha menaxhohet nga ‘Simba Sports Management’ me menaxher Shpëtim Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat