Hashani - Makolli, dikur rival në ring, sot miq! Ku banojnë sot? 

Boksi

Hashani - Makolli, dikur rival në ring, sot miq! Ku banojnë sot? 

Nga: K. Goca Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 17:52
Qamil Hashani dhe Fatmir Makolli

Ish boksierët e mirënjohur, Fatmir Makolli dhe Qamil Hashani, sot jetojnë në Kosovë por në qytetet e ndryshme.

Makolli jeton e vepron në Prishtinë, ndërsa Hashani në Ferizaj.

Në fund të viteve të 80-ta, Hashani dhe Makolli, u përballen në ring.

Makolli boksonte për klubin më të madh shqiptar, Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.

Hashani boksonte për Pelisterin e Manastirit dhe u përballen në ring kundër njëri – tjetrit në fund të viteve të 80-ta, një meç që sot e asaj dite është në kujtesën e Hashanit.

Të dielën që e lamë pas, patën një takim Makolli - Hashani, kujtuan shumë gjëra të viteve të arta. ata u takuan në kuadër të turneun “Pavarësia” në boks që u organizua në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat