Sfida Makhachev - Volkanovski larg rekordeve

Boksi

Sfida Makhachev - Volkanovski larg rekordeve

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:09
Makhachev - Volkanovski

Eventi UFC-284 zhvilluar diotën e diel në Perth të Australisë, nuk pati atë bujë që pat menduar e deklaruar presidenti i UFC-së, Dana White.

Pak ditë para këtij eventi, ku spikaste dueli mes dy kampionëve të botës, rusit Islam Makhachev e australianit Alexander Volkanovski, kreu i UFC-së tha se kjo përballje do të thyejë rekordet e MMA-së.

Por shifrat e publikuara së fundit nga MMA Money tregojnë të kundërtën.

Natyrisht që ky event pati mjaft PPV (pay per view-paguaj për ta parë), por ato ishin larg rekordit të eventi UFC-205, ku Conor McGregor mposhte Edie Alvarez.

Kështu, eventi i zhvilluar tri ditë më parë në Australi regjistroi 1.130 milionë PPV, shumë larg rekordit të 2.4 milionë PPV që mbahjet nga irlandezi.

Gjithashtu, të ardhurat nga shitja e biletave shkuan në 4 milionë dollarë, ndërsa rekordi është me 17.7 milionë dollarë, vendosur pikërisht në eventin UFC-205.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat