Avdyl Salihu: Boksierët të mbështetën edhe financiarisht 

Boksi

Avdyl Salihu: Boksierët të mbështetën edhe financiarisht 

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 15:14
Abdyl Salihu

Promotori dhe Menaxheri i “ArenaRing” Avdyl Salihu ka plane të mëdha për vitin 2023. 

Sipas tij, gjërat po shkojnë ashtu siç janë paraparë dhe beson e shpreson se rezultatet e boksierëve do të janë edhe më të mira për vitin 2023.  

Salihu ka një mesazh, se boksierët nuk duhet të përkrahen vetëm moralisht por të mbështetën edhe financiarisht. 

“Për të arritur qëllimet në boksin profesionist bazike është  mbështetje financiare nga sektori shtetëror edhe ai privat, dhe ne vijim do ju paraqesim vetëm një pjesë të harxhimeve themelore që ka një boksier profesionist duke filluar nga niveli i ulet e deri tek ai i lartë: 

Pagesat ndaj Federatës, kontrollet mjekësore, licenca vjetore, sigurimi personal, tarifat e transportit, Ushtrimet duke përfshi edhe përgatitjet dhe sparingjet, trajneri personal dhe ai kondicional, psikolog sportiv, fizioterapitë e nutricist, Proteinat dhe vitaminat, Pajisjet sportive, pagesat ndaj kundërshtarëve, pagesat për promovim dhe kostot e jetës private.

Prandaj nuk duhet boksierët vetëm lëvduar apo mbështetur moralisht por duhet përkrahur edhe financiarisht sepse vetëm ashtu do ua plotësojmë kushtet e përgatitjeve fizike dhe ato psikike për të arritur rezultatet e duhura.

Dhe kur të arrihet rezultati është shumë më lehtë të arrihet deri tek sponsorët, andaj ndihmo në fillimet e tija për të ndërtuar bazën e duhur ndryshe ai do të shkatërrohet edhe pse ndoshta është talent i boksit”, ka shkruar Salihu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat