Nëse dueli Fury-Usyk dështon, do të kemi derbin britanik me Joshua

Boksi

Nëse dueli Fury-Usyk dështon, do të kemi derbin britanik me Joshua

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:13
Anthony Joshua e Tyson Fury

Menaxheri Eddie Hearn ka pohuar se Anthony Joshua do të ndeshet me Tyson Fury këtë verë.

Kjo sfidë derbi mes dy boksierëve britanikë do të organizohet nëse Joshua mposht Jermaine Franklin në duelin e 1 prillit.

Por, në anën tjetër, duhet që edhe dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Tyson Fury me Oleksandr Usyk të dështojë.

Promotori i boksit këmbënguli gjithashtu se Joshua është gati të përballet me këdo, përfshirë edhe Deontay Wilder.

Ndërkohë, Fury dhe Usyk janë aktualisht duke negociuar kushtet për një duel të madh për titujt kampionë bote të peshave të rënda.

Kjo sfidë do të unifikojë për herë të parë titujt e këtij Divizioni, që kur Lennox Lewis mundi Evander Holyfield në 1999.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë mes Fury dhe Usyk, ata po diskutojnë.

Ne jemi të hapur për atë sfidë.

Nëse Usyk nuk do të ndeshet me Furyn, atëherë Joshua do të ndeshet me Fury verën e ardhshme.

Gjithsesi, Joshua duhet fillimisht të mposhtë Franklin, por ne e duam duelin me Tyson”, tha Hearn.

“Nëse sfida e unifikimit të titujve dështon, ne do të marrim duelin me Fury.

Jo vetëm atë sfidë, por Joshua është gati të përballet edhe me Wilder.

Ai dëshiron të duelojë me të gjithë.

Mos u habisni kur në verë të shihni në ring Joshua e Fury, në sport gjithçka mund të ndodhë”, tha menaxheri i njohur i boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat