John: Jam i shqetësuar për Wilder nëse do të duelonte sërish me djalin tim

Boksi

John: Jam i shqetësuar për Wilder nëse do të duelonte sërish me djalin tim

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 22:34
Fury gjatë një dueli

John Fury, babai i boksierit britanik Tyson Fury, u shpreh për “Mirror” se një duel i katërt mes djalit të tij dhe rivalit amerikan Deontay Wilder do të ishte katastrofik për ish-kampionin e botës. Sipas Johnr Fury, Tyson do ta vri*te në ring Wilder nëse do të përballeshin edhe një herë të katërt.

Dy boksierët e peshës së rëndë kanë dueluar tri herë deri më tani përgjatë viteve 2018-2021, duke barazuar në sfidën e parë, ndërsa në dy të tjera ka fituar Fury me KO.

“Jam i shqetësuar për Wilder nëse do të duelonte sërish me djalin tim, pasi Tyson mund ta vr*së herën tjetër në ring”, tha John Fury.

“Do të ishte një ide e keqe që dy boksierët të duelojnë sërish.

Koka e Deontay është thyer dy herë si një vezë dhe nuk do të kishte më riparim nëse Tyson do t’ia dëmtonte edhe një herë të tretë. Nëse dëshironi të shihni një funeral, atëherë le të duelojnë, por unë do ta evitoja këtë gjë”, tha John Fury.

“Mbajeni Wilder larg Fury. E ka mundur 3 herë, pavarësisht se duelin e parë e ndanë barazim gjyqtarët.

Deontay nuk paraqet asnjë kërcënim për Tyson, e kundërta po. Do të ishte më mirë ta evitonim një sfidë të tillë”, tha babai i Tyson Fury. Ky i fundit po negocion për një duel me Oleksandr Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat