Dy ish - kampionë bote gati të duelojnë për t’u rikthyer protagonistë

Boksi

Dy ish - kampionë bote gati të duelojnë për t’u rikthyer protagonistë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:36
Amerikanin Deontay Wilder dhe meksikanin Andy Ruiz Jr

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, ka deklaruar se është duke biseduar me dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë për të dueluar mes tyre.

Bëhet fjalë për amerikanin Deontay Wilder dhe meksikanin Andy Ruiz Jr.

Menaxheri është i bindur se organizimi i këtij dueli mund të realizohet, pasi bëhet fjalë për dy boksierë që kërkojnë të rikthehen në majën e Europës.

Wilder (43 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierë) dhe Ruiz (35 fitore e 2 humbje në karrierë) kanë fituar duelet e fundit dhe synojnë të ngjisin sërish shkallët. “Ne jemi në bisedime më të dyja palët dhe dëshirojmë shumë që kjo përballje të realizohet.

Mendoj se për të dy boksierët kjo sfidë është një mundësi e mirë edhe për të arkëtuar. Janë dy boksierë të tmerrshëm në peshën e rëndë”, tha Eddie Hearn.

“Mendoj se është një sfidë e madhe, ndaj nuk duhet të humbasim kohë për ta organizuar atë.

Të dy boksierët janë shprehur të gatshëm për t’u përballur dhe duan të rikthehen protagonistë në peshën e rëndë.

Ne jemi në bisedime dhe mendojmë se është e mundur që sfida të realizohet”, u shpreh Eddie Hear.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat