Shtetet që nuk e njohin e Kosovën, ia bën me hile Donjetës! Kështu i bie sipas Federatës 

Boksi

Shtetet që nuk e njohin e Kosovën, ia bën me hile Donjetës! Kështu i bie sipas Federatës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 shkurt 2023 Në ora: 13:07
Pamje nga meçi i Donjetës

Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, ka pësuar humbje në turneun ‘Strandja’ në Sofje të Bullgarisë.

Nëse e shikon me vëmendje njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës, aty del se Donjetës iu bë me hile dhe gjyqtarët e shteteve që nuk e njohin Kosovën, nuk ia dhanë pikët.

Kështu që Donjeta me pikë humbi me rezultat 3:2 nga holandezja Heijnen Chelsey.

“Gjyqtaret nga Bullgaria dhe Gjermania pikët ja dhanë Donjetës ndërsa gjyqtarët nga Bjellorusia, Spanja dhe Algjeria, pikët ja dhanë boksieres Holandeze”, ky është arsyetimi në njoftim të federatës.

Bjellorusia, Algjeria dhe Spanja nuk e njohin Kosovën! Kjo dihet dhe gjyqtarë të këtyre shteteve nuk i dhanë pikë.

Gjermania dhe Bullgaria e njohin Kosovën dhe ia dhanë pikët Kosovës.

A është humbje e pamerituar e Donjetës? 

Nëse është kështu, çfarë faji ka Donjeta që t’i bëhet me hile nga gjyqtarët që vijnë nga shtetet që nuk e njohin Republikën e Kosovës. 

Ky është një turp për ata gjyqtarë dhe nuk e meritojnë të ndajnë drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat