Jake Paul sfidon Tommy Furyn në një ndeshje të jashtëzakonshme

Boksi

Jake Paul sfidon Tommy Furyn në një ndeshje të jashtëzakonshme

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:55
Jake Paul sfidon Tommy Furyn

Pas disa vitesh me lojëra fjalësh, më në fund ka ardhur koha që Jake Paul të përballet me Tommy Fury, boksierin britanik i cili është vëllai i Tyson Furyt, një prej boksierëve më të mirë.

Lufta në të cilëj Jake Paul do të tentojë të tregojë se është gati për sfida të mëdha do të zhvillohet të dielën e 26 shkurtit në Diriyah të Arabisë Saudite.

Përballja pritet të fillojë në orën 20:00 sipas orës tonë lokale dhe shikuesit do të jenë në gjendje të shikojnë edhe duelin mes Badou Jack dhe Ilunga Makabu.

Furyt i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të lidhjeve të tij me trafikun e drogës, ndërsa Jake Paul refuzoi të ndeshej në Angli, e kështu u arrit një marrëveshje që përballja të zhvillohej në Arabinë Saudite.

Deri më tani, Paul ka një rekord prej gjashtë fitoresh në të njëjtin numër ndeshjesh që ka pasur. Megjithatë, është hera e parë që ai do të përballet me një boksier profesionist, ndonëse premton se do të tregojë cilësitë e tij në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat