Krasniqi e Nikarkhoev i bëjnë matjet e fundit

Boksi

Krasniqi e Nikarkhoev i bëjnë matjet e fundit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 20:09
Krasniqi e Nikarkhoev

Robin Krasniqi nesër pritet të përballet me Timour Nikarkhoev 

Ky meç pritet që të zhvillohet në Munchen të Gjermanisë, derisa përballë do ta këtë numrin 1 të Belgjikës, Timour Nikarkhoev.

Ndeshja do të zhvillohet në Audi Dome derisa përpos Krasniqit do të këtë edhe boksierë të tjerë që do të shfaqen në ring si: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj.

Sipas asaj që është thënë, kjo mbrëmje e madhe e boksit do të organizohet nga sponsori i Robin Krasniqit, Burim Hazrolli,  kurse do të transmetohet nga dhe Art Motion. 

Sot, Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka kryer peshimin e të dy boksierëve dhe gjithçka do të jetë gati për meçin e nesërm, derisa ai ka treguar edhe vendin se ku mund t’i sigurojnë biletat për këtë meç të gjithë adhuruesit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat