Tyson bën parashikimin

Boksi

Tyson bën parashikimin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:16
Tyson

Ikona e boksit Mike Tyson, në një intervistë për mediat amerikane, është shprehur se britaniku Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), do të mbretërojë gjatë në ring. Sipas “iron Mike”, boksieri i pamposhtur britanik e ka provuar se është më i miri në këtë Divizion.

“Tyson Fury e ka provuar herë pas here se është më i miri. Unë i respektoj si Oleksandr Usyk ashtu dhe Deontay Wilder, por më shumë vlerësoj Fury.

Tyson është kampioni, që dikur i ka patur të gjtihë titujt, ndaj mendoj se do të mbrtërojë në peshën e rëndë për shumë kohë”, u shpreh Mike Tyson.

Për sa i përket boksierëve që mund të dominojnë në këtë peshë, Mike Tyson shtoi: “Joe Joyce është një boksier i fortë, një boksier që duron.

Por as ai dhe asnjë nga të tjerët që janë aty tani nuk mund të përballojnë Tyson Fury. Mendoj se asnjëri nuk është në gjendje ta mposhtë atë”.

Në fund, në lidhje me një përballje të mundshme mes Fury e Usyk, të dy kampionë bote në peshën e rëndë, “iron Mike” shprehet:

“Nëse kjo sfidë realizohet, mendoj se Tyson nuk do të bëjë gabimet e Joshua. Mendoj se Tyson do të ushtrojë mjaft presion ndaj Usyk dhe do ta fitojë sfidën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat