Haxhi Krasniqi del në ring, ky është kundërshtari

Boksi

Haxhi Krasniqi del në ring, ky është kundërshtari

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:46
Haxhi Krasniqi

Boksieri i mirënjohur nga Kosova, Haxhi Krasniqi, me nënshtetësi të Gjermanisë, kampion i botës në vitin 2020 në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO, sonte do të rikthehet në ring.

Të gjithë janë pritje të meçit të kryetrimit shqiptar, që synon fitore ndaj boksierit nga Belgjika, Timur Nikarkhoev.

Krasniqi është i përgatitur maksimalisht dhe do të synojë që meçin ta përfundojë para kohe. 

Meçi pritet të zhvillohet pas orës 20.30.

Meçi do të zhvillohet në arenën ‘Audi Dome”  në Muhih të Gjermanisë.

Duhet theksuar se belgu ka 26 fitore dhe 4 humbje.

Nga 26 fitore, 16 prej tyre i ka të fituara me nokaut, ndërsa tri humbje me nokaut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat