Kjo është arsyeja që Haxhi Krasniqi sonte do të luftojë në ring

Boksi

Kjo është arsyeja që Haxhi Krasniqi sonte do të luftojë në ring

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 20:51
Haxhi Krasniqi e Timur Nikarkhoev

Haxhi Krasniqi i ka bërë të gjitha llogaritë, do fitore dhe asgjë tjetër në përballjen e sotme ndaj belgut Timur Nikarkhoev.

Boksi është i paparashikueshëm dhe asgjë nuk i dihet në ring, ani pse Krasniqi hiqet favoritë i madh. 

Meçi do të zhvillohet (Pas orës 22.00) në arenën ‘Audi Dome”  në Muhih të Gjermanisë.

Krasniqi meçin e fundit e kishte ndaj Dominik Bosel ku u mposht në vitin 2021. 

Ky pritet te jetë meç si pikëkthese në karrierën e Krasniqit i cili mëton që edhe një herë ta fitoje titullin e botës në kategorinë super të mesme.

Ai deri më tani ka dy breza botëror në WBO dhe IBO në boksin profesionist. 

Në mbrëmjen e kampionëve, në ring dalin edhe boksierët e tjerë shqiptarë si James Craft - emri i vërtetë është Musa Avdimetaj, pastaj Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj, Valon Ahmeti dhe Kushtrim Tahirukaj.

Të gjitha meçet do të zhvillohen në palestrën e famshme "Audi Dome" në Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat