Haxhi Krasniqi nuk përmbahet, kundërshtari dorëzohet

Boksi

Haxhi Krasniqi nuk përmbahet, kundërshtari dorëzohet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 shkurt 2023 Në ora: 21:41
Haxhi Krasniqi kremton fitoren

(E plotësuar) - Boksieri Haxhi Krasniqi nuk përmbahet, kundërshtari dorëzohet!

Timur Nikarkhoevi dorëzohet në rundin e pestë, duke pësuar humbje me nokaut teknik. 

I shkakton humbje rusit që jeton në Belgjikë, Timur Nikarkhoevin

Ai me të përfunduar rundi i pestë, ka dorëzuar meçin.

Fitore e madhe e Krasniqit në kategorinë super të mesme në versionin WBA.

Ky duel u zhvillua në palestrën “Audi Dome” në Gjermani.

52 fitore e shtatë humbje është bilanci i Krasniqit pas meçit të sotëm.

Rundi i pestë, shikuesit po shohin boks të mirë. Luftë e madhe nga të dy boksierët.

Rundi i katërt, mjaft i luftuar.

Rundi i tretë, Krasniqi është më i mirë, godet fuqishëm në 15 sekondat e fundit. 

Rundi i dytë, taktizime, Krasniqi po sulmon. Krasniqi godet disa herë rivalin.

Rundi i parë, përballje e kujdesshme nga të dy boksierët.

Duket se po e shikojnë njëri - tjetrin ku i kanë pikët e dobëta.

Boksierët dalin në ring.

Haxhi Krasniqi po bëhet gati të del në ring.

Timur Nikarkhoevi përballet me triimin nga Kosova.

Boksieri Haxhi Krasniqi është përgatitur maksimalisht dhe synon fitore në këtë mbrëmje.

Krasnqi ndeshet (sonte, pas orës 23.00) me belgun Timur Nikarkhoevi, meç që zhvillohet n[ë Munih të Gjermanisë.

Në Munih është atmosferë drithëruese, mijëra tifozë në palestër.

Krasniqi do fitore me çdo kusht, që to jetë kthesë që ai të rikthehet në luftë për titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBA.

Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. 

Së fundi ka boksuar me 9 tetor të vitit 2021, ku ka pësuar humbje nga Dominik Bosel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat