Ish-kampioni i botës zbulon planet

Boksi

Ish-kampioni i botës zbulon planet

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 12:54
Pamje nga një meç

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se këtë vit synon të zhvillojë 3 duele.

Edhe pse nuk ka ende asnjë datë të saktë se kur do të rikthehet në ring, janë disa emrat e përmendur si rivalë të mundshëm të Wilder në ring këtë vit.

Emri më i lakuar është ai i Andy Ruiz Jr., gjithashtu ish-kampion bote në këtë Divizion.

“E sigurt është që do të dueloj dy herë:  Në maj dhe dhjetor, por nuk e mohoj idenë që të përballem tri herë.

Së shpejti do të japim një informacion për sfidën dhe rivalin e radhës”, u shpreh Deontay Wilder, 43 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierë.

Në lidhje me rivalët, ai nuk anashkalon asnjë prej tyre: “Të gjithë boksierët janë kandidatë.

Ne jemi në diskutime me të gjithë, sidomos me ata që janë në “top-10”.

Nuk dua të përmend asnjë emër për momentin”.

Wilder tha se në planet e tij është edhe sfida ndaj Francis Ngannou, ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse. “Me të jemi në diskutim për të gjetur një marrëveshje.

Po përpiqemi që të organizojmë dy duele, ashtu sikurse ka kërkuar ai, një në ring dhe një në kafaz, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat