Media boshnjake: Shqiptari me nokaut brutal, la pa ndjenja rivalin

Boksi

Media boshnjake: Shqiptari me nokaut brutal, la pa ndjenja rivalin

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:58
Pamje nga meçi Sopai - Lopez

Media boshnjake ka “Dnevnik Avaz” ka shkruar për shqiptarin, Bernardo Sopai, që ka treguar mjeshtrin e tij në sporte luftarake, duke e nokautuar rivalin. 

“Gjatë fundjavës, u organizua një ngjarje e re e organizatës Fight Club Rush, që u mbajt në Stokholm.

Shqiptari Bernardo Sopai (9-2-0) mbrojti brezin e tij në peshën bantam, dhe kundërshtari i tij ishte francezi Julien Lopez (Julien, 5-2-1).

Meçi përfundoi pas rreth 15 sekondash, por në fakt tashmë në sekondën e dhjetë ishte e qartë se Sopai do të mbronte brezin. 

Shqiptari goditi sfiduesin me të djathtën dhe Lopez ra pa ndjenja”, shkruan mes të tjera media boshnjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat