Florian Marku është pranë rikthimit në ring

Boksi

Florian Marku është pranë rikthimit në ring

Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:34
Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku është pranë rikthimit në ring.

Lajmin e konfirmoi vetë boksieri 30-vjeçar në një positm në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Marku nuk duelon që prej verës së vitit të kaluar, pasi një dëmtim dhe operacion në dorë e detyruan lushnjarin të shtyjë me disa muaj rikthimin.

“Besoj se do të dueloj në maj“, thotë Marku

“Të qëndroja jashtë ringut për disa muaj nuk ka qenë e lehtë për mua.

Operacioni është kryer me sukses dhe rikuperimi ka shkuar mjaft mirë.

Tani mund t’i përdor të dyja duart me 100% të forcës së tyre. Mezi pres të rikthehem në ring”, u shpreh Florian Marku, i pamposhtur në karrierën e tij.

Më tej, boksieri shqitar shprehet:

“Së shpejti do t’ju njoftoj edhe për duelin e radhës, për datën e rikthimit në ring. Rikthimi do të jetë më i fuqishëm se kurrë”.

Marku, në karrierën e tij numëron 12 fitore e 1 barazim.

Sfida e fundit daton në gusht 2022, ku mundi me vendim unanim të gjyqtarëve meksikanin Miguel Parra Ramirez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat