Majanci flet për mëditjet 20 euro të selektorëve dhe gjendjen e rëndë të boksit

Boksi

Majanci flet për mëditjet 20 euro të selektorëve dhe gjendjen e rëndë të boksit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 prill 2023 Në ora: 16:45
Afrim Majanci

Legjenda e boksit të Kosovës, Afrim Majanci, anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, flet për mëditjet 20 euro të selektorëve të kombëtares së Kosovës (femra e meshkuj) dhe gjendjen e rëndë të boksit.

Majanci thotë se edhe nëpër klube gjendja është e mjerueshme! 

“Bota sot”: Pse mëditjet janë kaq të ulëta për selektorët dhe paguhen në ditë 20 euro vetëm kur shkojnë jashtë shtetit me kombëtare. A është diskutuar në bord kjo punë?

Afrim Majanci: Po! Është diskutuar, arsye është që nuk ka mjete boll.

“Bota sot”: Tash ka mjete shumë më shumë për boksin nga MKRS-ja, apo jo?

Afrim Majanci: Nuk e di, këtë e di më mirë sekretari i federatës. 

“Bota sot”: Po klubet si qëndrojnë?

Afrim Majanci: Nëpër klube është shkret, nuk ka një të ardhme tani për tani. 

“Bota sot”: Çfarë do të thoni me këtë? 

Afrim Majanci: Nuk kanë kryesi!

“Bota sot”: Asnjë klub nuk ka kryesi?

Afrim Majanci: Përveç Gollakut dhe Prizrenit që kanë kryesi, sa e di asnjë klub tjetër. Ajo që e di janë në gjendje të rëndë.

"Bota sot": Ju si anëtar i bordit, a merr mëditje?

Afrim Majanci: Jo! Asnjë anëtar i bordit nuk merr mëditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat