Humb jetën në aksident luftëtarja e MMA-së

Boksi

Humb jetën në aksident luftëtarja e MMA-së

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:21
Shalie Lipp

Shalie Lipp, një luftëtare 21-vjeçare e MMA, ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik disa javë përpara ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së saj e cila ishte në zhvillim.

Sportistja amerikane, e cila duhej të ndeshjen me Natalie Gage më 20 maj në “Ignite No Mercy 11” në “Kent Freeman Arena”, pësoi një aksident automobilistik në Minesota kur makina që ajo drejtonte u përplas me një automjet tjetër.

Lipp ishte pasagjere në makinë, por në momentin e aksidentit ajo kishte qenë pa rrip sigurimi.

“Zemra ime është absolutisht e thyer. Ti ishe një qenie njerëzore kaq e mrekullueshme, plot premtime dhe përpjekje.

Një nga të paktët njerëz që kam takuar ndonjëherë, e cila ishte në kërkim të vërtetë të madhështisë”, ndau trajneri i tij, Eric Sweeney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat