Thaçi reagon për boks: Më vjen turp çfarë referë kemi në Kosovë

Boksi

Thaçi reagon për boks: Më vjen turp çfarë referë kemi në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 3 qershor 2023 Në ora: 20:51
Hajdar Thaçi

Trajneri i klubit të boksit Gjakova 137, Hajdar Thaçi, është mllefosur me referë me mënyrën se si e kanë ndarë drejtësinë në turneun ndërkombëtar “Muharrem Mehmeti” në Ferizaj.

Thaçi thotë se ndihet i turpëruar se çfarë referë ka Kosova. 

“Sot ishim në meçin në Ferizaj kur u bë një padrejtësi shumë e madhe. 

Të gjithë e panë qartë se boksieri Im i klubit Gjakova 137, Getoar Kryeziu, ia morën fitoren e pastër si loti me rezultat të ngushtë 2:1.

Më vjen turp çfarë referë kemi në Kosovë.

Boksieri kundërshtar nxjerr gomën nga goja dhe referi e çon të trajneri i tij dhe ia jep gomën në vend se t’i njeh boksierit”, reagon Thaçi, trajner i Gjakovës 137.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat