UFC-289 rikthen në kafaz kampionen e dyfishtë të botës

Boksi

UFC-289 rikthen në kafaz kampionen e dyfishtë të botës

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Këtë fundjavë, në Vankuver të Kanadasë, do të zhvillohet eventi UFC-289 në artet marciale mikse.

Një event që pritet me interes, teksa spikat dueli mes kampiones së botës në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), brazilianes Amanda Nunes dhe meksikanes Irena Aldana.

Ky ëhstë dueli i vetëm për titull në këtë event, por që mund të dhurojë mjaft surpriza. Nunes mban dy tituj, edhe atë të peshës “featherweight” (pesha deri 66kg).

Kjo është sfida e parë për brazilianen (22 fitore, 5 humbje) që nga korriku i vitit të kaluar, ndërsa Aldana (14 fitore, 6 humbje), ka dueluar në shtator.

Në këtë event do të zhvillohen në total 11 duele, ndërkohë që në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, braziliani Charles Oliveira. Ai do të përballet me Deneil Dariush.

UFC-289, duelet kryesore

Amanda Nunes – Irene Aldana

Charles Oliveira – Beneil Dariush

Mike Malott – Adam Fugitt

Dan Ige – Nate Landwehr

Marc-Andre Barriault – Eryk Anders

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat