Altin Zogaj është shpallur kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO.
Boksieri nga Kosova triumfoi të shtunën mbrëma ndaj italianit, Riccardo Valentino, për të fituar titullin e më të mirit në Evropë në Federatën e IBO.
Meçi u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë, teksa Zogaj fitoi me vendim unanim të gjytarëve.
Kësisoj, 30-vjeçari vazhdon me formën e jashtëzakonshme dhe pa humbje.
Nga 12 meçe të zhvilluara deri më tani, Altin Zogaj ka po aq fitore.