E pazakontë, kroati nokauton gjyqtarin në ring

Boksi

E pazakontë, kroati nokauton gjyqtarin në ring

Nga: K. Goca Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:25
Pamje kur nokautohet gjyqtari

Një skenë e pazakontë ka shënuar luftën mes kick-boksierit kroat Antoni Plazibat dhe holandezit Tariq Osaro.

Në luftën për titullin e kampionit të përkohshëm të botës në peshën e rëndë në “Gloria’, kikboksieri nga Holanda mposhti luftëtarin më të mirë kroat me një nokaut brutal në raundin e pestë.

Osaro dominoi që në fillim të meçit dhe e përfundoi detyrën me stil ndaj kroatit.

Në fund të raundit të dytë, Plazibat me një goditje të fuqishme direkte e goditi gjyqtarin në kokë, por ky i fundit duke tentuar të ndajë rivalët.

As fajtor dhe as borxhli, ai mori një goditje nga kroati dhe menjëherë bie në tokë

Iu deshën disa minuta për të rifituar qetësinë dhe pas asistencës vazhdoi të vendosë drejtësinë në meç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat