Krasniqi: Do të luftoj për veten, familjen dhe kombin tim

Boksi

Krasniqi: Do të luftoj për veten, familjen dhe kombin tim

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:33
Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi po e pret me padurim njërin prej meçeve më të veçantë dhe më emocionues të karrierës së tij.

Boksieri kosovar do të zbresë në ring më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në meçin e tij të parë që e zhvillon në vendin ku i fle zemra.

Ai e mbajti një konferencë për shtyp sot, ku foli për meçin që do ta zhvillojë me sfiduesin francez, Nadjib Mohammedi.

36 vjeçari premton se do ta japë maksimumin për t’i gëzuar mbi 10 mijë tifozë që pritet të jenë prezentë në stadiumin e kryeqytetit. 

"As titulli i kampionit të botës nuk më ka prekur më shumë sesa kur të boksoj në vendim tim. Do ta bëj lojën time, do ta bëj më të mirën, është një luftë e madhe, shumë e madhe, jo vetëm për veten time, por edhe për familjen time dhe për kombin tim, duke e bërë më të mirën”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat