​Krasniqi: Do luftoj me shpirt, Muhamedi: S’do ta kesh të lehtë

Boksi

​Krasniqi: Do luftoj me shpirt, Muhamedi: S’do ta kesh të lehtë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:33
Robin Haxhi Krasniqi

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi meçin e radhës të karrierës së tij do ta zhvillojë në Kosovë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më 5 gusht të këtij viti.

Ai do të ndeshet me boksierin francez, Nadjib Mohammedi në kategorinë ËBC Silver gjysmë të rëndë.

Krasniqi së bashku me rivalin e tij, dolën në një konferencë për media, ku zbuluam detaje të shumta rreth ngjarjes më të madh të boksit të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

Në fjalimin e tij para mediave, Krasniqi tha se zhvillimin i meçit të radhës në Kosovë, është një ëndërr e kthyer në realitet. Ai shtoi se sakrificat dhe sukseset e tij të bëra gjatë karrierës ia dedikon Kosovës.

Krasniqi: Po realizohet ëndrra ime e kahmotshme për të boksuar në Kosovë

“Kam jetuar një jetë jo të lehtë sepse ky sport ka kërkuar shumë sakrifica shumë të mëdha edhe gjithmonë kamë dashur që sakrificat e mia mos t’i bëjë vetëm për vetën por t’i sjellë në këtë vend që edhe për këtë vend të bëjë një të mirë sa do e vogël që të jetë...Falemnderit që të gjithë po na i hapin dyert në Kosovë dhe ëndrrën time po e bëjnë realitet... Jam shumë i lumtur që më në fund po realizohet ëndrra ime. Kam pasur ëndërr gjithmonë që një dit në qiellin e Prishtinë të boksojë dhe këtë e kam pritur që të marr njëherë shumë tituj, të korri shumë suksese, të bëjë një histori shumë të madhe që të gjitha t’i mbledh dhe atë sukses që më në fund ta sjell në Prishtinë, ta realizojë këtë ëndërr dhe të boksojë nën qiellin e Prishtinës, të Kosovës, të vendit ku jam lindur dhe rritur.”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se do të luftojë me mish e me shpirt për ta fituar këtë duel dhe për ta përfaqësuar denjësisht Kosovën.

Krasniqi: Do të luftojë me mish e me shpirt për Kosovën

“Unë atë natë e kam një natë shumë të madhe ku përkrahja e të gjithëve është e nevojshme. Trupi im atë natë nuk do ta shpreh vetëm sportin por dua që t’i tregojë të gjithë botës se kush jemi ne, sa mikpritës jemi ne, sa e duam këtë vend edhe se të gjitha vendet e botës janë të mrëseardhura, por është edhe një ëndërr e madhe që edhe Prishtinën ta fusim nën hartën e botës që do të bëjë organizime shumë të mëdha të boksit profesionist. Do të mundohem me mish e me shpirt ta prezantojë vendin tim, kulturën time, traditën time, vetveten, karakterin tim, familjen time dhe të dalim si fitues.”, tha Krasniqi.

Por, për ta bërë këtë, nuk do ta ketë të lehtë. Kështu ka thënë rivali i tij, francezi, Nadjib Medvedev, i cili për më tepër tha se është nder i madh që do të boksojë në Kosovë.

Muhamedi: Kemi të njëjtin religjion e fe, do vij këtu me respektin maksimal për ju

“Falemnderit pafundësisht për pritjen, për mundësinë dhe respektin të cilin ia bëni të gjithë sportistëve, jam i nderuar dhe krenar të bëjë pjesë në këtë organizim të kësaj ngjarjeje. Pra t’i japim aq forcë një populli i cili ka vuajtur, jam i lumtur që është bërë një zgjedhje dhe prishmëritë e juaja janë realizuar që të jem unë këtu...Kam pasur mundësinë ta njoh gjithë botën, shumë vende në botë, shumë hapësira dhe është shansi im dhe nderi që të boksoj në një vend aq presitgjoz dhe i mirë sikur këtu. Do të vij këtu duke respektuar të gjitha traditat sepse ne kemi të njëjtin religjion, të njëjtën fe dje jemi këtu ta bëjmë punën tonë dhe ju premtoj që lufta nuk do të jetë e lehtë as për kundërshtarin e as për mua.”, tha Muhamedi.

Ai shtoi se fakti që Krasniqi do ta ketë mbështetjen e tifozëve në tribuna nuk e tremb aspak, por se kjo do ta motivojë më shumë.

Rama: Me këtë ngjarje, Prishtina do të jetë në nivelin botëror për sport

“Po e organizojmë një event të tillë në pasluftën e kryeqytetit, është një evend me përmasa botërore, një i cili me siguri do ta vendosë Prishtinën në rangjet botërore për boks...Kemi pasur biseda të shumta edhe me të madhin tonë Rubinin që duhet ta kthejmë këtë madhështi Prishtinë se Kosovës, pra gjithë vendit tonë. Për këtë arsye edhe ideja e Rubinit që ta mbajmë këtë meç në Prishtinë, normalisht që jo vetëm ka qenë iniciativë fantastike e tij, por kryeqyteti e përkrah me gjithë zemër dhe së bashku do të mundësojmë që Prishtina të jetë në nivelin botëror si vend edhe si institucion për meçe të tilla edhe në të ardhmen.”, theksoi Rama.

I pari i kryeqyteti ftoi të gjithë adhuruesit e boksit që më 5 gusht të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri” në numër sa më të madh për ta përkrahur Krasniqin.

Në “Fadil Vokrri”, Krasniqi do ta zhvillojë duelin e 60- të me radhë dhe synon fitoren e 56 në karrierën e tij.

Biletat për këtë meç do të dalin në shitje më 26 qershor, por që çmimet nuk janë bërë të ditura nga ana e organizatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat