Gati marrëveshja

Boksi

Gati marrëveshja

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:40
Deontay Wilder e Andy Ruiz

Dy ish-boksierë kampionë bote në peshën e rëndë, amerikani Deontay Wilder (43 fitore, 2 humbje e 1 barazim) dhe meksikani Andy Ruiz Jr (35 fitore e 2 humbje) janë pranë marrëveshjes për të dueluar mes tyre në gusht të këtij viti.

Lajmin e konfirmoi Malik Scott, trajneri i Wilder, që ka zbuluar edhe disa detaje nga bisedimet.

Sipas Scott, ka disa javë që palët janë duke diskutuar dhe plani është që përballja të zhvillohet në Amerikë në gusht, për t’i dhënë më pas Wilder të rikthehet në ring në dhjetor, në një duel me Anthony Joshua.

Të dy boksierët kanë qenë kampionë bote në peshën e rëndë, ndër më të mirët e dekadës së fundit.

“Për momentin jemi vetëm në fazën e bisedimeve dhe duket se do të bëjmë shumë zhurmë duke e arritur marrëveshjen. Andy Ruzi është një opsion shumë i mirë për Deontay.

Do të dëshiroja që këtë sfidë ta shihja në Las Vegas, pasi aty të dy boksierët kanë shumë fansa”, tha Malik Scott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat