Sadiku bokson sot në LE Krakow 2023

Boksi

Sadiku bokson sot në LE Krakow 2023

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:37
Donjeta Sadiku

Lojërat Evropiane Krakow 2023 vazhdojnë sot për sportistët tanë, ku do të jetë një ditë interesante pasi që bokson medalistja e bronztë e botës, Donjeta Sadiku.

Fillimisht, garat e sotme i pari i nisi Edi Dvorani në sportin e shigjetarisë, në disiplinën e harkut olimpik.

Ndërkaq, me fillim nga ora 13:00 radhën do ta ketë boksi, ku në ring do të ngjiten Donjeta Sadiku dhe Shpetim Bajoku.

Image
Orari i sotëm i sportistëve tanë në LE Krakow 2023

Sadiku bokson në kategorinë 60 kilogramë, kurse Bajoku do të boksojë në kategorinë e 63.5 kilogramëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat