Lojërat Evropiane: Bajoku kërkon fitoren e radhës, Behrami të parën

Boksi

Lojërat Evropiane: Bajoku kërkon fitoren e radhës, Behrami të parën

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 09:51
Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami

Dy boksierët kosovarë, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami do të paraqiten sot, në ring në kuadër të Lojërave Evropiane që po mbahen në Krakow.

Bajoku e ka nisur mbarë garimin. Ai e mundi kroatin Matea Komadina, 4:1 me pikë, në kategorinë deri në 63.5 kilogramë.

Bajoku u kualifikua në mesin e 16 boksierëve më të mirë dhe për të siguruar medaljen i duhen edhe dy fitore.

Ai sot, do të ballafaqohet me bokserin nga Turqia Kanli Bilge Kafan, teksa Behrami do të përballet me boksierin nga Franca, Traire Bennama Bilall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat