‘Ariu shqiptar’ i jashtëzakonshëm, fiton me nokaut

Boksi

‘Ariu shqiptar’ i jashtëzakonshëm, fiton me nokaut

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:37
Reshat Mati

Boksieri shqiptar, Reshat Mati, i njohur si “Ariu shqiptar”, e ka marr edhe një fitore tjetër me nokaut.

Ai e mposhti Dakota Lingerin në mbrëmjes e së shtunës, me nokaut teknik në raundin e nëntë në New York.

Mati gjatë gjithë ndeshjes ishte më i mirë se Linger, por në raundin e nëntë pas disa goditjeve të mira që bëri, detyron gjyqtarin e meçit që të ndalonte garën. Ky duel i takon kategorisë së peshave të lehta.

“Ariu shqiptar” tani ka çuar në 14 numrin e fitoreve dhe asnjë humbje, teksa tetë prej tyre i ka me nokaut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat