Humbet Bajoku, i nënti në “Krakow 2023”

Boksi

Humbet Bajoku, i nënti në “Krakow 2023”

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:37
Shpetim Bajoku

Boksieri i Kosovës, Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Boksieri ynë pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg.

Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan.

Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa jonë e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës.

Me një fitore dhe një humbje, Bajoku përfundon në vendin e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat