Alban Beqiri nis mbarë Lojërat Evropiane 2023

Boksi

Alban Beqiri nis mbarë Lojërat Evropiane 2023

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:35
Pamje nga meçi

Alban Beqiri nis mbarë Lojërat Evropiane 2023!

Pas triumfit të 30-vjeçarit, Alvin Karaqi, i cili siguroi një medalje të artë në disiplinën e karatës gjatë Lojërave Evropiane 2023, tashmë në “ring” ka debutuar dhe boksieri i talentuar, Alban Beqiri, i cili gjithashtu ka nisur me sukses “aventurën” e tij në këto lojëra.

Beqiri fitoi ndeshjen e parë kundër sllovenit Dejan Leburiq, në raundin e 1/32-ve të kategorisë 71 kg për meshkuj, me rezultatin e thellë 4 me 1, duket treguar edhe një herë tjetër formën e mirë që po kalon.

Tashmë, kampioni 29-vjeçar i boksit shqiptar, duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, teksa në datën 27 qershor do të përballet me lituanezin, Aleksandr Trofimcuk, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve të kategorisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat