Boksieri shqiptar amerikan, Reshat Mati, i njohur si “Ariu shqiptar”, arrin një fitore fantastike me nokaut në New York

Boksi

Boksieri shqiptar amerikan, Reshat Mati, i njohur si “Ariu shqiptar”, arrin një fitore fantastike me nokaut në New York

Nga: Beqir Sina Më: 27 qershor 2023 Në ora: 07:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshat Mati ka arritur një tjetër fitore në karrierën e tij. Në New York, “Ariu shqiptar- The Albanian Bear » e nakutoi kundërshtarin e tij, Dakota Linger, shkruan LIG Sport

Ai e mposhti Dakota Lingerin në mbrëmjes e së shtunës, me nokaut teknik në raundin e nëntë në  ringun e « Teatrit Hulu » në pallatin e sportit « Madison Square Garden » në New York City .

Mati gjatë gjithë ndeshjes ishte më i mirë se Linger, por në raundin e nëntë pas disa goditjeve të mira që bëri, detyron gjyqtarin e meçit që të ndalonte garën.

Simbas portalit  « The Ring News » ka qenë gjyqtari ai që u detyrua ta ndalonte meçin, pasi boksieri shqiptar po shpërndante goditje pa ndalë në drejtim të kundërshtarit.

Me këtë fitore, Mati vazhdon rekordin e tij fantastik me 14 ndeshje dhe 14 fitore, 8 prej tyre me nokaut.

Ky duel i takon kategorisë së peshave të lehta.

“Ariu shqiptar” tani ka çuar në 14 numrin e fitoreve dhe asnjë humbje, teksa tetë prej tyre i ka me nokaut.

Dibranët në ekstaz me këtë fitore të Reshat Matit.

Faqja e internetit në rrjetin social Facebook « Qyteti i Dibrës » në një status të saj shkruan : « Jemi të emocionuar të njoftojmë se Reshat Mati siguroi një tjetër fitore mbresëlënëse të shtunën e kaluar. Me aftësinë dhe vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme, ai triumfoi ndaj Dakota Linger, duke rezultuar në një përfundim TKO.

 Rekordi i Reshatit tani qëndron në një 14-0 mbresëlënës, një dëshmi e punës së tij të palodhur, përkushtimit dhe pasionit të palëkundur për sportin.Përkushtimi i tij këmbëngulës ndaj përsosmërisë është një frymëzim për të gjithë ne. » shkruajn dibranët e facebook- ut « Qyteti i Dibrës »

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat