Krasniqi-Mohammedi, dalin në shitje biletat e meçit në “Fadil Vokrri”

Boksi

Krasniqi-Mohammedi, dalin në shitje biletat e meçit në “Fadil Vokrri”

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 18:10
Robin Krasniqi



Krasniqi-Mohammedi, dalin në shitje biletat e meçit në “Fadil Vokrri”

Edhe zyrtarisht kanë dalë në shitje biletat e meçit mes Robin Krasniqit dhe boksierit francez, Nadjib Mohammedi.

Përmes një ceremonie, nën patronatin e Komunës së Deçanit dhe kryetarit Bashkim Ramosaj, është mbajtur aktiviteti, i cili e ka shënuar edhe zyrtarisht hapjen e procesit të shitjes së biletave për ngjarjen e madha të 5 gushtit, ku në spektaklin e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, protagonist kryesor do të jetë Robin Krasniqi.

Paraqitja e yjeve të shumta të skenës sonë muzikore e ka pasuruar këtë ngjarje, derisa qershia mbi tortë ishte mesazhi që Robin Krasniqi e kishte dërguar përmes një video inçizimi, e ku shprehte mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë.

Biletat në të gjitha sektorët e stadiumit do të kenë çmimin e 20 eurove.

Mbrëmja e madhe e boksit që mbahet më 5 gusht, pritet ta shfaqë për herë të parë në një sfidë të organizuar në Kosovë, kampionin Robin Krasniqi, përballë së cilit do të jetë francezi Nadjib Mohammedi.

Linkun për ta blerë biletën online e gjeni më poshtë.

http://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=2611

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat