​Normën Olimpike për “Paris 2024” Sadiku do ta kërkojë në garat tjera

Boksi

​Normën Olimpike për “Paris 2024” Sadiku do ta kërkojë në garat tjera

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 14:41
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane Krakov2023.

Boksierja kosovare u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, në kategorinë deri ne 60 kilogramë.

Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak të dy raundeve të para, të cilat sipas gjyqtarëve i takuan francezes.

Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën olimpike do ta kërkojë në turnet e radhës të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat