Boksierja kroate e injoron serben, nuk ia zgjat dorën pas meçit

Boksi

Boksierja kroate e injoron serben, nuk ia zgjat dorën pas meçit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 11:12
Pamje kur kroatja injoron serben

Boksierja kroate,Sara Beram e ka injoruar kolegen serbe pas meçit të zhvilluar mes tyre në Lojërat Evropiane.

Boksierja serbe, Natalija Sadrina e fitoi meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 60 kilogramë, për ta siguruar kështu medaljen në “Krakow 2023.

Pasi u shpall fituese, boksierja serbe shkoi për ta përshëndetur kroaten, Beram, e cila e injoroi keq atë duke mos ia zgjatur dorën.

Kroatja me inat në dy tentimet e kundërshtares nuk pranoi të përshëndetej me të.

Siç dihet, kroatët dhe serbët vazhdojnë të kenë inat dhe rivalitet mes tyre që nga vitet e 90-ta kur kishte shpërthyer lufta në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat