Dështon meçi i ish-kampionëve të botës

Boksi

Dështon meçi i ish-kampionëve të botës

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:57
Deontay Wilder

Dueli mes dy ish-kampionëve të botës në peshën e rëndë, amerikanit Deontay Wilder dhe meksikanit Andy Ruiz nuk do të zhvillohet.

Deri para disa ditësh dukej se marrëveshja ishte pranë, por financat kanë bërë që gjithçka të dështojë.

Ishte Wilder ai që i kishte dërguar ofertën Ruiz, duke i kërkuar një ndarje 70-30 të të ardhurave, por meksikani kishte kërkuar një ndarje të barabartë të fitimeve: 50-50.

Palët, edhe pse kanë negociuar, nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi Ruiz nuk tërhiqej nga ndarja e barabartë e fitimit.

Pas dështimit të bisedimeve reagoi Deontay Wilder, që tha: “Pyesni babanë e Andy se përse dështoi sfida.

Ne bëmë ofertën, por ata nuk pranuan. Andy kërkonte 50% të të ardhurave, por ai ishte kampion vetëm sa hap e mbyll sytë. Unë jam një kampion i mbrojtjes 5-vjeçar i gjerdanit, me dhjetë tituj. Është një ndryshim i madh”.

“Ajo që posedoj është fuqia. I vendos njerëzit që vijnë për të më parë në buzë të karriges sa herë që shohin grushtet e mia. Ata vijnë për të parë talentin tim të dhënë nga Zoti.

Kjo gjë nuk ndodh kur duelon ai”, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat