Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit në trojet shqiptare

Boksi

Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit në trojet shqiptare

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:42
Boksieri shqiptar Rubin Haxhi Krasniqi

Boksieri shqiptar Rubin Haxhi Krasniqi ka bërë thirrje që të blihen biletat në numër sa më të madh për luftën e radhës që ai do ta zhvilloje më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosovari do të ballafaqohet me Nadjib Mohammedi, me, meç të cilin e ka cilësuar si “duel të shekullit”.

“Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin ËBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat