Pranë rikthimit

Boksi

Pranë rikthimit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:54
Pamje nga një meç

Ish-trajneri i Khabib Nurmagomedov, Havier Mendez dha disa informacione të reja befasuese në lidhje me kampionin rus të arteve marciale mikse, që e mbylli karrierën i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje). Sipas Mendez, Khabibi ishte shumë afër rikthimit në sport.

Nurmagomedovi u tërhoq, pasi mundi Xhastin Gaetje në eventin “UFC-254” në tetor 2020. Sipas Mendezit, i cili drejton Akademinë Amerikane të Kikboksit, ku stërviten Khabibin dhe shumë luftëtarë të tjerë të mirë nga Dagestani, “The Eagle” ishte gati për t’u rikthyer.

“Dana Uajt nuk e hoqi Khabibin nga grupi i testimit antidoping edhe pasi deklaroi se nuk do të duelonte më. Dana ende shpresonte se Khabib do të luftonte përsëri.

Për shumë muaj, Khabib u mjaftua duke u testuar, pa e mbyllur përfundimisht derën.

Kjo gjë ndodhi për gati 8 muaj, duke lënë të shpresonte se mund të duelonte sërish”, tha Havier Mendez.

“Më pas ai i tha Danës se nuk donte të testohej më dhe se nuk do të kthehej. UFC po përpiqej ta bënte atë të kthehej dhe thuajse ia doli mbanë t’ia mbushte mendjen.

Kujtoni kur ishim në Abu Dhabi e Khabib tha “nëse dikush më tregon diçka spektakolare, atëherë ndoshta do të kthehem”, tha Mendez.

“Ishte revanshi mes Konorit dhe Dustin Poirier atë natë, por Khabib nuk e emocionoi ajo sfidë.

Ai tha nëse diçka e emociononte në atë sfidë, atëherë ndoshta do ta merrte në konsideratë rikthimin, por nuk ndodhi kurrë. UFC po e shtynte atë, por asgjë nuk e emocionoi, pasi Konor u mund, kështu që nuk mund të rikthehej”, tha trajneri i Khabibit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat