Ersi Gjana - boksieri më i mirë i turneut

Boksi

Ersi Gjana - boksieri më i mirë i turneut

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 23:12
Fituesit e turneut

Klubi i boksit Drita nga Gjilani ka organizuar turneun  tradicional ndërkombëtar ‘Agim Rashiti’ në boks, në Palestrën e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti" në Gjilan.

U zhvilluan gjithsejt 16 meçe, u tregua boks i mirë. 

Juria shpalli edhe boksierët më të mirë të turneut:

Boksieri më i mirë Ersi Gjana (Shqipëri); tekniku më i mirë Rigon Demaku (Kosovë). 

Meçi më luftarak Lumturim Xhoxhaj (Kosovë) dhe Nermin Mujdragiq (Novi Pazar).

Shpresa e boksit Riad Isufi (Kosovë).

Pjesëmarrës ishin boksierët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sanxhaku dhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat