Puthen në buzë para se të ngjiten në ring

Boksi

Puthen në buzë para se të ngjiten në ring

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:42
Whitney Johns e Amber O’Donnell

Një situatë sa e papritur aq edhe e këndshme e provokuese ka ndodhur gjatë peshimit të dy boksiereve: Modeles amerikanes Whitney Johns dhe britanikes se OnlyFans, Amber O’Donnell, pak orë para duelit të tyre.

Pasi kanë kryer peshimet dhe kanë dalë “ballë për ballë”, ato janë puthur në buzë, duke befasuar të gjithë. ishte Johns ajo që provokoi e para O’Donnell, duke thënë: “Nëse je e mirë për ta bërë këtë gjë, atëherë bëje atë si duhet”.

Më pas, britanikja e OnlyFans, ka “rrëmbyer” rivalet dhe e ka puthur në buzë, duke krijuar mjaft ilaritet në sallë, mes të pranishmëve.

Gjithsesi, të dyja boksierët kanë qeshur dhe nuk ka patur asnjë problem mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat