Ferizaj me super pritje për karvanin e Haxhin Krasniqit

Boksi

Ferizaj me super pritje për karvanin e Haxhin Krasniqit

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:24
Ferizaj me super pritje

Qyteti i Ferizajt ka dhuruar një spektakël, përmes një organizimi shembullor në sheshin "Rexhep Bislimi", ku qindra qytetarë e kanë mirëpritur karvanin e autobusit të Haxhi Krasniqit.

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Xhemile Murati-Shabani dhe stafi, janë kujdesur që në një ambient festiv ta presin manifestimin, ku janë shpalosur detajet e organizimit madhështor të 5 gushtit.

Eventin e madh të boksit në stadiumin Fadil Vokrri, Murati-Shabani e ka quajtur të veçantë dhe një mundësi për të shijuar diçka vërtetë madhështore në Prishtinë.

“Është kënaqësi që sot në kuadër të këtyre aktiviteteve, është me ne edhe kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi.

E pa dyshim që madhështinë e krejt këtyre ngjarjeve, ia shton edhe ky aktivitet” – ka thënë Murati-Shabani.

Drejtori ekzekutiv i këtij eventi Azem Bujupi, e ka bërë ndërlidhjen me moton e këtij eventi “unë biri yt Kosovë”.

“Kosova mund të jetë më e mirë, e si mund të bëhet më e mirë? Në momentin kur e pranojmë fjalën: unë biri yt Kosovë” – është shprehur mes tjerash Bujupi.

Pas fjalimeve është shfaqur dokumentari kushtuar Robin Krasniqit, e poashtu edhe ekspozita e fotografive nga fëmijëria e deri te titujt.

Programi artistik i rok grupeve të muzikës, i ka dhënë sharm këtij aktiviteti, për të cilin pati interesim të madh nga qytetarët e Ferizajt.

Karvani e vazhdon serinë e vizitave, ku ndalesa e rradhës të premten do të jetë në qytetin e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat