Shqiptari fiton me nokaut për 70 sekonda

Boksi

Shqiptari fiton me nokaut për 70 sekonda

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 15:06
Kristian Prenga 

Kristian Prenga ka regjistruar fitoren e 14-të në karrierën si profesionist. 32-vjeçari nga Mirdita, mposhti që në raundin e parë kolumbianin Santander Silgado Gelez.

Boksieri kuqezi arriti qe me një goditje potente me të majtën, ta shtrinte në tapetin e ringut kundërshtarin e tij.

Pas vetëm 70 sekondave.

Prenga siguroi brezin WBO, duke regjistruar një tjetër sukses madhështor.

Pas ndeshjes, 32-vjeçari reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh mjaft i lumtur për këtë fitore.

“Faleminderit Zot për një tjetër fitore dhe që më bekon me njerëz që më lejojnë të sjell më të mirën tek unë.

Dhe më inkurajojnë të rivendos limitet e mia në ekstrem. Faleminderit të gjithëve“.

Prenga kërkon që të realizojë rekordin për të tentuar një titull kampion bote.

“Luftëtari” shqiptar pritet që të realizojë së shpejti një ndeshje në Shqipëri, në mënyrë që të realizojë një ëndrrën e tij.

Organizimin e një dueli ku të kenë mundësinë për të qenë prezent të gjithë tifozët shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat