Mitrovica, ndalesa e parafundit e karvanit

Boksi

Mitrovica, ndalesa e parafundit e karvanit

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:08
Haxhi Krasniqi

Të shtunën karvani e kishte destinacion Mitrovicën.

Në hyrje të këtij qyteti, autobusi nën përcjelljen e forcave të rendit, iu drejtua qendrës së qytetit, aty ku do të vazhdohej seria e vizitave në qendrat kryesore të vendit.

Interesimi i lartë për bileta dhe për detajet e spektaklit të 5 gushtit, vazhdoi edhe gjatë vizitës në Mitrovicë.

“Të dashur bashkëqytetarë, të dashur bashkëatdhetarë, unë sot në emër të Komunës, si drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport, jam e lumtur dhe krenare që jemi nikoqirë të karvanit të autobusit të Haxhi Krasniqit, legjendës tonë të boksit” – ka thënë në fjalën e saj Valdete Idrizi.

“Data 5 gusht do të jetë një datë e paharruar…” – ka thënë shkurt Valon Ahmeti, një prej boksierëve që janë pjesë e para meçeve.

Drejtori ekzekutiv i eventit të 5 gushtit, Azem Bujupi i ka ftuar të gjithë, që të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Karvani do ta vazhdojë rrugëtimin e tij, me vizitën e fundit para eventit, të cilën do ta ketë në Prishtinë, në ambientin ku po mbahet Festivali i Gastronomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat