​Krasniqi para duelit me Mohamedin: Frikën se mendoj kurrë, do shihni diçka jashtë normales

Boksi

​Krasniqi para duelit me Mohamedin: Frikën se mendoj kurrë, do shihni diçka jashtë normales

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:37
Robin Haxhi Krasniqi

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi ka thënë se nuk ia ka aspak frikën kundërshtarit të tij francezit Nadjib Mohammedi me të cilin do të ballafaqohet me 5 gusht në kategorinë gjysmë të rëndë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka thënë për KosovaPress se është duke u përgatitur maksimalisht për ta fituar këtë luftë duke shtuar se të pranishmit në stadium do të shohin diçka “jashtë normales”.

Krasniqi: Nuk e mendoj frikën kurrë, do shihni diçka jashtë normales

“Përgatitjet janë si gjithmonë maksimalisht, unë mundohem gjithmonë të thyej rekorde të përgatitjeve të kaluara kështu që besoj që më 5 gusht do ta kemi një prezantim diçka jashtë normales...Frikën nuk e mendojmë kurrë, vetëm për fitore mendojmë dhe bëjmë plane se çfarë të bëjmë pas fitores.”, tha Krasniqi.

Krasniqi me ekipin e tij është duke vizituar qendra kryesore të Kosovës duke prezantuar rrugëtimin dhe të arriturat e tij në boks dhe nga takimi me qytetarët ai thotë se po merr infuzionin më të fuqishëm për të qenë një fitues i madh.

Krasniqi: Vizitat dhe takimet me qytetar po më japin infuzin rë fuqishëm

Këto na e japin motivin, por kanë edhe energjinë që na marrin por ky është infuzioni që e marrim më të fuqishmin për të qenë fituesi i madh.”, theksoi Krasniqi.

Për luftën mes Krasniqi dhe Mohamedit shitja e biletave është duke vazhduar edhe më tutje, derisa çmimi i tyre është 20 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat