Policia arreston ish-boksierin shqiptar, kjo është arsyeja

Boksi

Policia arreston ish-boksierin shqiptar, kjo është arsyeja

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 12:47
Astmer Bilali

Gjatë aksionit është vendosur në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës, Xhevahir Lita dhe ish-boksieri Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në mesin e të arrestuarve janë arrestuar edhe disa efektivë.

Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa aksioni është ende në zhvillim.

Gjatë karrierës së tij, Astmer Bilali është cilësuar në shumë aktivitete si një boksier me të ardhme, madje shpeshherë është nderuar si boksieri më i mirë.

Në aktivitetin e fundit, ai u shpall fitues në turneun “Adem Jashari”, si dhe u shpall ndër 10 sportistët më të mirë të Shkodrës në anketën e fundvitit, organizuar nga “Sport Klub Vllaznia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat