Hadribeaj shënon fitore

Boksi

Hadribeaj shënon fitore

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:13
Ermal Hadribeaj

Ermal Hadribeaj është Kampion Bote në versionin WBC International. Gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, kjo në Natën e Kampioneve, që pushtoi për disa orë sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës.

Në një ndeshje me dhjetë raunde nga tre minuta, Hadribeaj ka qenë mbi kundërshtarin e tij kongolezin Nsasi.

Por mbrëmjen e ka zbukuruar dhe Muhamet Qamili, që në një tjetër ndeshje me 10 raunde nga tre minuta, kjo për titullin WBC Youth World International, ka fituar ndaj italianit Kalea.

Ndeshja e Amarildo Bakajt me boksierin nga Tanzania, Pazimapazi u anullua për shkak se njëri prej boksierëve ishte mbi peshë.

Përpara sfidave të rëndësishme kanë fituar dhe Çeta, Vraja, Beqiri, Santini dhe Kolashi, teksa boksi profesionist mbajti të mbërthyer për disa orë sportdashësit kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat