Kallashi më i mirë se bullgari

Boksi

Kallashi më i mirë se bullgari

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:18
Aleksander Kallashi në mes

Boksieri Aleksander Kallashi mbrëmjen e kaluar në Tiranë ka shënuar fitoren e tij të gjashtë në boksin profesionist, kurse viktima e tij kësaj radhe ishte bullgari Svetlin Spasov që e mposhti me KO ne rounden e tretë. 

"Falënderojmë trajnerin tonë të Management Promotion - ArenaRing, Enver Salihu për këshillat profesionale që i dha gjatë gjithë kohës.

Po ashtu edhe promotorin e eventit Orial Kolaj që mundësoi të ndeshen më një spektakël të tillë ku u zhvilluan madje edhe dy tituj WBC.

Me Kallashin vazhdojnë më 1 shtator ku ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojmë në Bilefild të Gjermanisë ku edhe besojmë shumë në fitoren e radhës", thotë Avdyl Salihu, menaxher.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat