Zeqiri debuton duke nakautuar serbin Mihajlloviq

Boksi

Zeqiri debuton duke nakautuar serbin Mihajlloviq

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:37
Mersin Zeqiri - i treti djathtas

Mersin Zeqiri, djaloshi me prejardhje nga Kercova por që jeton dhe vepron në Zvicër, Mersin Zeqiri, ka debutuar në mënyrën më të mirë në boksin profesionist duke mposht me KO në raundin e parë serbin, Milan Mihajlloviq i cili madje ishte 17 cm më i lartë se Zeqiri.

Qysh nga fillimi i ndeshjes, djaloshi shqiptar sulmonte kurse kundërshtar u dorëzua pas një goditje të fuqishme që edhe e dërgoi atë në dysheme.

Pas ndeshjes, Zeqiri u shpreh shumë i kënaqur me këtë debutim me ndërprerje dhe premtoj se edhe në të ardhmen do të bëj lufta të tilla.

“Falënderoi së pari manaxherin tim Dyli Salihu që po kujdeset maksimalisht për mua, stafin tim si dhe sponsorët ndër ta restorant Plisi.

Jam shumë i kënaqur me performansën time të treguar në ring dhe besoj se kështu do të vazhdoj edhe në ndeshjen time të dytë më 1 shtator në Bilefeld të Gjermanisë, ku do të ndeshem me bullgarin Samuil”, tha Mersin Zeqiri, boksier i ArenaRing Management Promotion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat