Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi i kanë kryer matjet para meçit

Boksi

Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi i kanë kryer matjet para meçit

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:24
Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi

Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi i kanë kryer matjet para meçit!

Të dy boksierët ishin në rregull me peshën dhe janë të motivuar para meçit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Boksieri junikas ka marrë përkrahje të madhe nga të pranishmit, të cilët kanë brohoritur duke e thirrur emrin e tij.

Krasniqi do ta zhvillojë meçin më të veçantë të karrierës përpara popullit të tij, në tokën e tij, nesër, më 5 gusht, ndërsa ka premtuar se do t’i gëzojë shqiptarët në një natë spektakolare dhe magjike që na pret nesër mbrëma.

Gjithashtu, iu ka bërë thirrje tifozëve që t’i blejnë biletat për të qenë prezentë fizikisht në këtë natë të paharrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat